Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka folur para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.
Ai ka thënë se nesër do të ketë debat të nxehtë për shqyrtimin e raportit tremujor të punës së UNMIK-ut në Kosovë, transmeton Koha.net.
“Edhe këtë herë, në emër të Prishtinës do të jetë përfaqësuesja e saj në SHBA, Vlora Çitaku, e cila është e njohur si joparimore dhe me sulme të fuqishme drejt Serbisë për çdo seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Daçiç, që më tej tha se do ta kundërshtojë me të gjitha mjetet që ka në dispozicion.
Ai ka shtuar se do të insistojnë në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.