Në një konferencë për shtyp nga qyteti i shkatërruar i Amatrices, Kryeministri Renzi foli për të paktën 120 viktima, duke shtuar se bilanci ende nuk është përfundimtar. Kryeministri italian shtoi se të plagosurit dhe të sëmurët në Amatrice dhe Accumoli janë rreth 368 persona.
Renzi njoftoi se nesër do të mblidhet qeveria dhe do të niset me dhënien e vendimeve të para për të ardhur në ndihmë në qytetet e goditura. Pritet që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
“Tema e madhe e rindërtimit është ende e hershme, tani do duhet të thajmë lotët. Por kredibiliteti dhe nderi i të gjithëve ne do të jetë në garantimin e shtëpive të të gjithë atyre u goditën. Situata e emergjencës do të ketë një periudhë të gjatë shtrirjeje dhe menaxhimi. Do duhet të jemi të gjithë në nivelin e detyrës që paraqet kjo sfidë, në këtë moment, Italia është si një familje”- tha Renzi.