Mediat italiane raportojnë për një rritje të bilancit të viktimave, shkaktuar nga tërmeti i rënë në Italinë Qendrore.
Mësohet se të pakën 120 persona numërohen të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur nën rrënoja. Shifra u konfirmua nga kryeministri Renzi, në një deklaratë pasditen e sotme.
Tërmeti me magnitudë 6 ballë, ra në orën 03:36 të mëngjesit të së mërkurës. 75 prej viktimave janë regjistruar në qytetin Amatriçe dhe Akumoli, ndërsa 25 prej tyre në Arkuata.
Ditën e sotme, e gjithë bota është solidarizuar me Italinë, ndërsa kryeministri Renzi tha se qytetarët nuk do të braktisen.
Ndërkohe, Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë njofton se mes të dëmtuarve ka edhe shqiptarë. MPJ ka raportuar gjendjen shëndetësore për listën e shtetasve tanë, ndërsa mësohet se fatkeqësisht ka vdekur Erjon Toro ndërsa një shtetase tjetër është në gjendje të rëndë.
Njoftimi i MPJ
Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga Ambasadorja dhe stafi i Ambasadës qe ndodhet në zonat e goditura nga tërmeti, informohemi se: Me trishtim te thelle mësojmë se shtetasi shqiptar Erjon Toro ka humbur jetën dhe numri total i shtetasve shqiptar te plagosur arrin ne shtate vete.
Nga kontaktet qe Ambasada jone ne Rome po mban ne mënyrë te vazhdueshme me autoritete Italiane dhe shtabet e krizës, behet e ditur se ne spitalin Gemelli te Romes ndodhen ne gjendje te mire shëndetësore shtetasit shqiptar te mëposhtëm:
Xhesika Hasani Sara Hasani Romina Duro Lori Duro Hatixhe Hasanaj Ne spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet: Xh.T Ne spitalin e L.Aquila ndodhet ne një gjendje me te rende shtetasja shqiptare me inicialet: E.T Ministria e Punëve te Jashtme i shpreh ngushëllimet me te thella familjes se viktimës dhe uron ne shërimin e shpejte te te plagosurve.
Ambasada e Republikës se Shqipërisë ne Rome është e angazhuar për te ndjekur hap pas hapi ne terren si dhe ne koordinim te plote me autoritetet italiane dhe për ti ardhur ne ndihme qytetareve shqiptar te plagosur. MPJ do të vijoi të informoi opinionin publik mbi ecurinë e situatës.
/r.a
Për të parë pasojat në vendet e goditura nga tërmeti, KLIKONI KËTU