Edhe pse ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi u miratua vetëm nga shumica (PS- LSI), Euralius deklaron se ka mbështetur dhe asistuar miratimin e tij, edhe pa konsensusin e PD.
Euralius thekson se janë katër parime thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet.
EURALIUS vuri në dukje katër parime thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian duke theksuar:
- a) Nuk mund të ekzistojnë afate kohore ose kalendar për çdo çështje individuale;
- b) Procesi i rivlerësimit përdor informacionet, dosjet si dhe strukturat administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKPsë;
- c) Roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet;
- d) Bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen si një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktika korruptive për marrjen e provave.
Gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, PD nuk mori pjesë në votim edhe pse ishte e pranishme, shkruan tema. Pas përfundimit të mbledhjes, Oerd Bylykbashi theksoi se ligji devijon nga konsensusi i 22 korrikut dhe paralajmëroi dërgimin e tij në kushtetuese.