Java e filmit Shqiptar do të vazhdoj me edicionin e 4-të që do të mbahet në New York prej datës 30 tetor deri me 5 nëntor 2015 . Në javën e Filmit Shqiptar 2015 të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë artistët shqiptar që dy viteve të fundit kanë prodhuar: film të gjatë, film i metrazhit të shkurtër dhe film dokumentar. Të drejtë pjesëmarrje kanë edhe artistët e huaj të cilët në krijimtarinë e tyre pasqyrojnë ngjarje a histori që kanë të bëjnë me shqiptarët në përgjithësi. Gjatë një jave radhazi do të shihen veprat artistike dhe artizanalet e tjera me motive ilire të cilat prezantohen enkas në Javën e Filmit Shqiptar 2015. Këto vepra, dëshmojnë shumë qartë lashtësinë e kombit tonë dhe civilizimit që i përkasim.
Kujtojmë se konkursi është hapur me 15 qershor të këtij viti dhe do të zgjatë deri me 31 gusht.