Kryeqyteti është përfshirë pasditen e së mërkurës nga reshje të dendura shiu.
Ky ndryshim surprizë i motit ka shkaktuar trafik dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndërsa temperaturat kanë shënuar rënie. Raportohet se Unaza, rruga e Elbasanit dhe ajo e Dibrës kanë qenë të pakalueshme për makinat për rreth një orë.
Kjo nuk është e vetmja ditë e muajit gusht ku në Shqipëri reshjet e shiut rikthehen papritur.
Burime nga Bashkia e Tiranës thonë se Ndërmarrja Nr.2 është në terren për të ndihmuar në zhbllokimin e kolektorëve dhe shmangien e një përmbytje të mundshme në zona të vecanta. /r.a