Disa nga trajnerët më të mirë në Premier League kanë folur për merkatot në futboll.
Antonio Conte i Chelsea ka thënë se kjo merkato verore është e çmendur dhe se është vështirë të blesh lojtar me çmim të arsyeshëm, transmeton Express.
Këtë sezon, merkato është e çmendur, shumë e çmendur.
Është e vështirë të bësh diçka me këto çmime dhe kushte,” tha Conte, përcjell Express.Ai shtoi:” “Është e pamundur të kërkosh 63.9 milionë euro për një lojtar të cilësisë mesatare, është e pabesueshme.”
Ndërsa, trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger, është ankuar se një lojtar që kushton vetëm 5 milionë euro kërkohet nga një klub anglez, atëherë çmimi i tij rritet në 40 milionë euro apo edhe 50 milionë euro, përcjell Express.
“Nëse ndonjë klub anglez nuk e kërkon një lojtar të caktuar, ai lojtar kushton 5.8 milionë euro, por nëse ndonjë klub anglez futet në garë për të, atëherë çmimi i atij lojtar rritet në 40.6 milionë euro, apo edhe 50 milionë euro,” tha ai, përcjell Express.
Ndërkohë, menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka thënë se mezi pret përfundimin e afatit kalimtar veror, pas të cilit, thotë ai, shumë njerëz janë të fiksuar, përcjell Express.
“Mezi pres që të mbyllet ky afat kalimtar sepse nuk mund të besoj sa të fiksuar janë njerëzit pas tij. Askush nuk mendon beson për një sekondë të paktën për përmirësim në trening,” tha ai. (b.an)