Përpara se të nisin sfidat e vlefshme për këto kualifikuese, Shqipëria do të zbresë në fushë në një takim testues. Jo vetëm një test për impiantin e rikonstruktuar, por edhe për vetë skuadrën kuqezi. Përballë Shqipërisë në këtë ndeshje do të jetë një ekip me… yje.
Maroku ka publikuar listën me 27 futbollistë që do të jenë të gatshëm për trajnerin Herve Renard. Në të bie në sy prania e lojtarëve të Juventusit dhe Napolit. Mehdi Benatia dhe Omar El Kaduri janë dy nga yjet e kësaj skuadre, të cilët do të zbresin në tapetin e stadiumit më të ri në Shqipëri, ‘Loro Boriçi’, shkruan “Panorama Sport”.
Në këtë listë ka futbollistë që luajnë në skuadra si Lille, Feynor Teente, Deportivo e gjithashtu është edhe një futbollist që figuron te skuadra e Realit të Madridit.
ma.me