Aleanca për Shqipërinë Evropiane zhvilloi dje mitingun përmbyllës të fushtës elektorale në Tiranë për zgjedhjet e 21 Qershorit. Në sheshin “Nënë Tereza”, të tejmbushur me simpatizantë, të binte në sy jo vetëm dekori i përdorur por edhe ajo që dy liderët e mazhorancës Edi Rama dhe Ilir Meta kishin veshur.
Në një fotografi të bërë, shihen dy liderët në bulevardit qendror të kryeqytetit, të veshur me në fokus numrat e partive të tyre, Rama me bluzen e tij me nr.23 që është numri i PS në këto zgjedhje, dhe Ilir Meta me nr. 47 që është ai i LSI-së.
Dy liderët, të kujtonin basketbollistët e mirënjohur botërorë që gjatë karrierës së tyre kanë mbajtur këto numra në fanellat e tyre. bëhet fjalë për legjendarin Majkëll Xhordan që gjithnjë ka mbajtur nr.23, dhe për Scot Williams i Fenix që gjithnjë ka mbajtur mbi shpatulla numrin 47.