Të tjera dëhsmi tronditëse na vijnë nga dëshmitarët e tërmetit apokaliptik që goditi disa zona në Italinë qëndrore, afër Peruxhias.
“Poshtë rrënojave dëgjoheshin zëra që bërtisnin dhe kërkonin ndihmë”, rrëfen një grua e re e mbijetuar nga tërmeti në Amatrice.
Më tej ajo tregon tmerrin që pa me sytë e saj ku persona të dshpëruar kërkonin ndihmë.
“Në Pesacara del Tronto pashë të paktën 3 persona të vdekur. Një fëmijë mbahej në krahë nga gjyshi i tij i cili kërkonte dëshpërimisht ndihmë”, vijon rrëfimin gruaja e re.
SIpas autoriteteve behët fjalë për të paktën 2 fëmijë të vdekur në këtë zonë, lajm i cili konfirmohet zyrtarisht.
/a.m.