Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Finiqit, Lefter Karajani është tërhequr nga gara.
Ai ka bërë me dije se ka dorëzuar dorëheqjen e tij në ZAZ-në numër 89. Sipas tij ky vendim lidhet për arsye familjare që e kanë çuar në dorëheqje.
“Po dorëhiqem për arsye familjare”,- ka thënë kandidati demokrat, duke mos dhënë një arsye më tepër për këtë veprim.
Ndërkohë, deri në këto momente nuk ka asnjë reagim nga ana e Partisë Demokratike.