Lulzim Basha, kryetar i PD-së, ka ironizuar me fjalën e kryeministrit Edi Rama, në prezantimin e kandidatit të PS për kryetar Bashkie të këtij Qarku, duke nënvizuar se “Rama mbajti fjalimin më të shkurtër, pasi nuk ka më se çfarë të thotë”. Sipas një statusi në FB, Basha ka nënvizuar se Rama provoi në Dibër një braktisje të plotë pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim.
Më poshtë statusi i kreut të PD-së:
Do te mbahet mend se ne Diber Rama mbajti fjalimin me te shkurter te jetes se tij. Dhe kjo per nje fakt te tjeshte, s’kishte cfare te thoshte. Ska mbajtur asnje premtim dhe kete dibranet nuk ia harrojne. Ska bere asnje investim dhe kete dibranet e shikojne. Jua ka bere jeten me te veshtire e te pasigurte dhe kete dibranet e ndjejne ne kurriz.
3 vjet e gjysem me pare mbolli rrenen e Rilindjes ne Diber dhe sot ishte dita e te korrave: Braktisja totale. Braktisje nga Dibranet, braktisje nga te majtet, braktisje edhe nga socialistet e tradhetuar dhe te shitur toptan nga ai tek bandat e krimit dhe te droges qe ka sjelle ne Diber.
Rama nuk do te arrije te beje asnje kilometer rruge sic nuk ka bere as edhe nje ne 40 muaj. Se pari, sepse nuk ka prioritet qytetaret, zhvillimin e vendit. Parate per vete e per miqte, jane e vetmja forme e qeverisjes se tij.
Se dyti, sepse koha e Rames ka mbaruar. Ka vjedhur, poshteruar, varferuar, sunduar shqiptaret e dibranet qe diten e pare, e tani ka ardhur fundi.
S’ka me kohe per Edi Ramen. S’ka me kohe per trafikantet. S’ka me kohe per hajdutet. S’ka me kohe per krimin.
3 vjet e gjysem vuajtje e skamje per nje popull nuk jane loje. Shqiptaret dhe Dibranet do te dine te rifitojne kete kohe te humbur. Do te kapin me ritmin e duhur rrugen e zhvillimit, te punes, te sigurise, te dinjitetit njerezor.#Shqiperia me mire pa Edi Ramen.