Polonia është përfshirë nga një ngjarje e tmerrshme pasi futbollisti i njohur Dominik Koszowski ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve me thikë të marra menjëherë pas ndeshjes kundër Stomilit.
19-vjeçari është sulmuar nga disa huliganë të cilët ishin mbështetës të një skuadre rivale.
Kozovski ishte duke u kthyer në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në një klub nate, kur është rrethuar nga disa persona të cilët e kanë sulmuar atë duke e goditur me thikë. Futbollisti ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra.
Dhuna shpesh herë në futbollin polak është prezentë dhe ky fakt ka bërë me dhimbje koke drejtuesit e futbollit vendas. Ndërsa policia deri tani ka arrestuar tre persona pas hetimit të ngjarjes.
ma.me