Ushtarakët e repartit të aeronautikës të Barit, në Itali, kanë sekuestruar 200 kg marijuanë që po transportohej me motorë uji dhe kanë vënë në pranga një prej korrierëve, shtetas shqiptar. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave motoskafi i ushtarakëve e ka ndjekur motorin e ujit njësoj si në filmat aksion, derisa e ka ndaluar atë.
Sipas burimeve, ngarkesa me narkotikë ishte e lidhur me pjesët anësore të mjetit motorik, e mbrojtur nga qese plastike të zeza dhe e mbështjellë me shirita ngjitës. Operacioni i njësisë ushtarake të Guardia di Finanza u krye pas konstatimit të dy motorëve të ujit në të cilët transportohej droga. Ndalimi i korrierit shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është bërë në vijën bregdetare të lokalitetit San Kataldo, në Leçe.
ma.me