Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministra e përfaqësues të LSI-së, ka marrë pjesë në prezantimin zyrtar të kandidatit të të majtëve për zgjedhjet e shtatorit në Dibër. Kryeministri e ka cilësuar kandidatin demokrat Sherefedin Shehu, si një burrë të mirë por që kërkon të dalë në pension, duke shtuar se Dibrës i duhet Rama i duhur dhe një njeri që të përveshë mëngët. Kryeministri Rama ka premtuar se nuk do të largohet nga posti pa përfunduar Rrugën e Arbrit.
”A u lodha kur erdha këtu? Ditën që do të lodhem me problemet e pafundme nuk do të vij më, por do të shkoj në shtëpi.
Përsa i takon rrugës së Arbërit, Rama tjetër ka të drejtë , unë e kam premtuar, por mos thoni akoma që nuk e kam bërë. Unë e kam barrën ti bëj gjërat sic dëshirojnë të githë aleatët e koalicionit, por unë po e them këtu, unë nuk do të largohem nga zyra e kryeministrit pa bërë Rrugën e Arbërit. Dua t’ju them që kjo që thashë nuk është një dëshirë apo premtim si ai që bëra në 2013 për fushatën zgjedhore, kjo që thashë ka të bëjë me atë që kemi bërë ne deri më tani, nuk kemi ndenjur duarkryq. Kemi negociuar me qeverinë kineze një kontratë të arsyeshme në mënyrë që rruga të bëhet realitet, cka nuk ishte e mundur në fillim të punës sonë, sepse, ne duhet të mereshim me malin e borxheve që na kishin lënë, dhe në rrugën e të lëna rrugëve, të atyre që e kanë stërpremtuar rrugën dhe nuk e kanë bërë.”- tha Rama.
“Keni dëgjuar shumë përpara sesa ne të vinim këtu. E keni dëgjuar që ne në këtë garë mund të ishim më pak, në fakt ne në këtë garë jemi më shumë dhe kur hyra u ndjeva shumë i emocionuar nga mikpritja juaj e jashtëzakonshme, e cila është në të njëjtën kohë një detyrim më i madh për ju, sepse unë e di shumë mirë që ajo që ne kemi mundur të bëjmë është shumë pak në krahasim me atë që ju keni nevojë. Më bëri përshtypje dikush atje që më përshëndeti me dy gishtat dhe thashë shumë faleminderit, sepse këtu nuk është vetëm PS, LSI apo PDIU por edhe demokratët, për të mbështetur Ramën e duhur për Dibrën. I ftoj edhe nga këti, të gjithë ata simpatizantë të PD, që mes një burri të mirë dhe të lodhur që është momenti që të dalë në pension dhe një kandidati që është këtu mes tuaj, të zgjidhni Muharrem Ramën. Dibra nuk është vendi i duhur për të dalë në pension, por një vend ku vihet për të përveshur mëngët.- tha ndër të tjera Edi Rama.
Në emër të LSI-së, Luan Rama tha se aleanca mes PS dhe LSI është funksionale dhe do të mbetet e tillë derisa Shqipëria të integrohet në BE.
“Nga 3 Ramat që janë në sallë, me takoi të flas i pari… Aleanca jonë, është funksionale dhe do të jetë funksionale derisa të përmbushet funksioni i integrimit të shqipërisë në Europë. Dhe kjo aleancë nuk ka sesi të shfaqet më mirë me Edi Ramën, Luan Ramën dhe Muharrem Ramën.Ne socialistët, dhe unë jam socialist 24 karat që nga themelimi i PS, ne dimë të reflektojmë… këto votime janë një moment reflektimi për më shumë përgjegjësi për të zgjedhur me mendje dhe me zemër.”- tha Luan Rama i LSI.
Luan Rama i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama, që të mbajë fjalën për ndërtimin e “rrugës së Arbrit”.
“E ftoj Kryeministrin të mbajë premtimin, edhe unë i bashkohem zërit të dibranëve. Zoti Kryeminister, ndërtoje rrugën e arbërit sepse është një nder që e meriton Dibra, sepse është një detyrim që e kemi ndaj Dibrës. Në 25 vjet e kanë premtuar dhe e kemi premtuar të gjithë por asgjë nuk është bërë. Në Dibër kanë një shprehje, “demi kapet prej brirës, burri kapet prej llafit”…- tha Luan Rama.
“Ty të zgjodhi Dibra, dhe të miratoi PS në qendër, ti je i shkelqyer. Meqenëse je kirurg, unë do të thoja se tanimë ti ja ke bërë vizitën Dibrës, dhe e di se çfarë i duhet asaj. Kur të marrësh përsipër Dibrën, operoje atë dhe largoja problemet”- tha ish ministri i ifnanace Shkëlqim Cani.
“Nuk mundf t’i fsheh dot emicionet, ju faleminderit. Më lejoni të falenderoj prezencën e kryeministrit, Rama, të të gjithë dëeputetëve, falenderoj veçanmërisht Damian Gjiknurin. Falenderoj dhe partitë aleate për mbështetjen që më kanë dhënë. Jam rritur, lindur e punuar në Dibër, dhe jam gati ta fitoj këtë garë. Kërkoj mbështetjen tuaj, të rezlizojmë një plan për ta ndryshuar Dibrën sa më shpejt dhe për ti dhënë dinjitetin e vet.”- tha Muharrem Rama.