Kanada ka kërkuar nga qytetarët amerikanë që të lënë armët në shtëpi kur bëjën turizëm atje. Ndër të tjera ka kërkuar nga ta që të jenë më të sjellshëm nëpër rrugët e Kanadasë, transmeton koalb.com. Kanadezët njihen për mënyrë jetesë më të qetë sesa amerikanët, ndërsa kohëve të fundit janë bërë të njohur edhe për përdorimin e armëve.
“Rekomandohet që mos të mbani armë zjarri kur udhëtoni në Kanada”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Angjesia Kanadeze e Shërbimeve kufitare.
Sipas gazetës Toronto Star, Erich Pratt, drejtor i “pa-kompromis” për mbajtjen e armëve e ka quajtur këtë veprim si të turpshëm. Deklarata vjen një javë pasi dy burra nga Teksasi u përoqën të futën me armë në kufirin SHBA-Kanada. Toronto Star thekson se edhe pse deklarata është lëshuar për turistë, më shumë se gjysma e armëve që janë përdorur për krime në Toronto janë kontrabanduar nga SHBA-të.
ma.me