Dylann Roof, 21 vjeç është autori i masakrës në kishën afro-amerikane në Karolinën e Jugut ditën e djeshme në SHBA, ku vrau me armë zjarri 9 persona.
Ai është fotografuar gjatë arrestimit të tij në Shelby, Karolina e Veriut të enjten, por shikimi i tij i akullt tregon gjithçka duke lënë të habitur një popull të tërë.
Njoftimi për vendndodhjen u bë nga xhaxhai i tij, i cili e njohu nga fotografitë dhe telefonoi policinë.
Ky i fundit i kishte bërë thirrje policisë që ta arrestonte sa më shpejt pasi ishte në dijeni se çfarë kishte bërë nipi i tij.
“Ai është një monstër, i tillë ka qenë gjithnjë. Sa herë e shoh në foto, aq më tepër bindem se ka qenë ai autori i kësaj masakre.” tha xhaxhai i tij.
21-vjeçari hapi zjarr në kishën historike Emanuel në Çarleston të Karolinës së Jugut. Roof shkoi në Kishë rreth një orë para ngjarjes dhe u bashkua me grupin e studimit të Biblës përpara se të hapte zjarr.
Ai la një femër të lirë në mënyrë që të rrëfente se çfarë ndodhi, ndërsa një fëmijë shpëtoi për fat pasi u shtir sikur kishte vdekur.
Prokuroria amerikane ka nisur një hetim ndaj tij i vënë nën akuzë për “krim urrejtjeje”.