Objekti i lartë rreth 30 metra, ky që shihni në këtë foto, do të shpërthejë me eksploziv për qëllimin e hapjes së rrugës përe punimet e Bulevardit të Ri të Tiranës. I lokalizuar poshtë Stacionit të Trenit, objekti i përbërë nga tri kulla zë vendin ku kalon projekti i Unazës së madhe.
Për këtë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka bërë të ditur se yashmë kanë nisur procedurat për shkatërrimin e tij përmes 10 kilogramëve lënde shpërthyese C4.
Shpërthimi mendohet të kryhet ditën e enjte, duke i hapur kështu rrugën vijimit të projektit të Unazës së Madhe./java/a.k