Një 8 vjeçar ka mbetur i vrarë nga një sulm me granatë, që kishte ndodhur në një banesë, në qytetin suedez të Goteborgut, njofton Policia.
8 vjeçari, Yusuf Wzarsame nga Birminghami i Britanisë së Madhe, ishte duke fjetur në dhomën e banesës në zonën Biskopsgarten, ku ai po qëndronte për vizitë tek të afërmit.
Policia ka thënë se ky sulm i neveritshëm, ka të bëjë me mosmarrëveshjet në ‘botën e krimit’.
Sipas Policisë, adresa ku ka ndodhur sulmi është e regjistruar në emër të një të dënuari për një sulm me armë vitin e kaluar.
Mediat lokale raportojnë se Policia ka deklaruar se do të hetojë motivet, për të parë nëse ka lidhje me atë./a.m.