Nga Prokuroria speciale publike (PSP) në orët e fundit kanë informuar se ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjatë periudhës së ardhshme do të thirret për të dhënë deklaratë para gjykatësit në procedurë paraprake si i dyshuar në rastin e hapur nga PSP me emrin TNT, shkruan fokus.mk.
Përveç marrjes në pyetje, PSP do të kërkojë që Gruevskit t’i caktohet masë kujdesi, respektivisht, t’i meret pasaporta, të ketë obligim të paraqitet në Gjykatë ose t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.
Gjatë ditës së djeshme në pyetje në PSP u morën Sillvana Boneva nga VMRO-DPMNE, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-ministri i Kulturës, Arifhikmet Xhemaili dhe të tjerë, citon Express. (b.an)