Policia e Krujës ka bërë të mundur parandalimin e pasojave të mëtejshme të një ngjarjeje të ndodhur mbrëmjen e djeshme, duke e finalizuar me zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.
Në Borizanë, pas një konflikti për motive të dobëta, vëllezërit Leka, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin Erind Balla. Gjithashtu edhe shtetasi Erind Balla ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë vëllezërit Leka duke qëlluar disa herë në ajër raporton tch.
Me të marrë njoftimin, menjëherë në vendngjarje shkuan efektivët e policisë, të cilët rrethuan dhe kqyrën vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur sekuestrimin e provave materiale, identifikimin dhe kapjen e menjëhershme të autorëve: Erind Balla 32 vjeç, Rilind Leka 40 vjeç dhe Indrit Leka, 32 vjeç. Mësohet se konflikti midis këtyre personave erdhi pas prishjes së një krushqie./a.m.