Një granatë dore ka shpërthyer në orët e vona të natës në oborrin e Radio Televizionit të Kosovës. Sipas mediave në Kosovë, shpërthimi ka ndodhur saktësisht tek transmetuesi i valëve të RTVsë.
Mësohet se në momentin e shpërthimit në godinën e RTKsë ka pasur gazetarë dhe punonjës të tjerë të stafit, të cilët janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e televizionit dhe është duke ekzaminuar provat në vendngjarje. /r.a