Një vajzë nga Tirana e cila ishte larguar nga banesa disa ditë më parë u paraqit në policinë e kryeqytetit ku dha dëshminë e saj për motivet e largimit.
Ajo u tha efektivëve të policisë se u largua me dëshirë nga banesa dhe nuk e ka detyruar askush. Familjarët e shtetases A.S. u alarmuan për zhdukjen e saj dhë bënë denoncim në polici, por ngjarja u zbardh dhe nuk kemi të bëjmë me ndonjë vepër kriminale ndaj të resë.
“Në vijim të komunikatës më datë 18.08.2016, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases A.S, më datë 20.08.2016, rreth orës 17:00, është paraqitur në komisariat dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj”, thueht në njoftimin e policisë./a.m.