Parlamenti i Libisë, i njohur ndërkombëtarisht, me seli në qytetin lindor të Tobrukut, ka votuar kundër një propozimi, të mbështetur nga OKB-ja, për një qeveri të unitetit kombëtar, tha sot zyra e shtypit të Kuvendit.
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve hodhën poshtë propozimin për Qeverinë e Unitetit Kombëtare, që do ta merrte detyrën, në bazë të një marrëveshje paqeje, të mbështetur nga OKB-ja, e nënshkruar në muajin dhjetor.
Rreth 61 prej 101 ligjvënësve të pranishëm votuan kundër qeverisë së unitetit, duke kërkuar në vend të saj Këshillin e Presidentit të kryesuar nga kryeministri, Fayez Serraj./a.m.