Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) publikoi sot raportin e tretë të ndërmjetëm për zgjedhjet e 21 Qershorit, ku vuri në dukje se pavarësisht se kemi të bëjmë me zgjedhje për pushtetin vendor, janë lënë në hije kandidatët për Këshillin Bashkiak.
“Fushata pati protagonizëm të kryetarëve të partive”, theksuan përfaqësues të KVV-së.
Raporti nxorri në pah disa problematika të fushatës si përdorimi i fëmijëve nëpër takime elektorale dhe pretendime për blerje votash.
KVV-ja bëri të ditur se nuk do të jetë prezente në procesin e monitoritmit te ditës së votimit dhe procesin e numërimit, por do të monitorojë ankimimet dhe do i kushtojë vëmendje komisioneve zonale në të gjithë vendin.