Breshër, reshje të shumta shiu dhe erëra të forta dhe stuhi kanë përfshirë ditën e sotme qytetin e Kukësit.
Si pasojë e motit të keq, është rrëzuar edhe një plep në aksin Kukës-Bicaj por pa shkaktuar dëme raporton Express. Moti i keq ka bërë që të ulet dhe fluksi i njerëzve në doganën e Morinës. Raportohet se në 24 orët e fundit vetëm 4 mijë shtetas kanë hyrë në territorin shqiptar.
Ndërsa Rruga e Kombit paraqitet pa probleme, por duhet bërë kujdes në qarkullim nga shirat që do ketë edhe në ditët në vijim.