Policia e Lushnjes njoftoi se ka dokumentuar një vjedhje të dyfishtë. Shtetasi me iniciale Xh.M, 14 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, Lushnje i ka vjedhur dajës së vet automjetin dhe portofolin me vlera monetare. Më pas autori i kësaj vepre penale është vjedhur nga dikush tjetër.
Arrestimi i 14 – vjeçarit u bë pasi më datën 20.08.2016, në fshatin Xibrakë, Lushnje, në banesë, i ka vjedhur mjetin tip Volswagen me targa Italiane BT 400 ZD, portofolin me 600.000 lekë, 250 euro dhe disa dekumenta personale, dajës së tij D.M, 43 vjeç.
Policia tha se ka bërë të mundur edhe arrestimin e Roland Fejzo, 19 vjeç, banues në lagjen Nr.6 Kavajë, i cili i vodhi 14 – vjeçarit Xh.M portofolin me vlera monetare dhe disa dokumenta personale të 43 vjeçarit D.M të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./ r.a