Grabitet banesa e politikanit të majtë Maqo Lakrori në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hyrë në bodrumin e banesës së Lakrorit në rrugën “Mine Peza”, nga ku mësohet se kanë marrë dy kompjutera.
Ngjarja ka ndodhur në një moment kur na banesë nuk ndodhej askush.
“Më datë 21.08.2016, në rrugën “Mine Peza”, kanë vjedhur bodrumin e shtetasit M.L, vjeç 68, banues në Tiranë, ku kanë marrë 2 kompjuter. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.”, citohet një njoftimin e policisë. Ndërkohë, po punohet për identifikimin e autorëve të grabitjes dhe arrestimin e tyre.
Lakrori njihet për karrierën e tij të gjatë në Partinë Socialiste. Në vitin 2009 ai kandidoi përballë Ramës për postin e kreut të ëksaj force ndërsa së fundi ai njihet si një prej mbështetësve të grupit të Blushit./a.m.