Në zbatim të planit të operacionit për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vendin e quajtur “Lana e Zeze” në fshatin Ungrej, u konstatuan dhe u asgjësuan me anë të djegies 2100 bimë narkotike Cannabis -Sattiva të kultivuara në 4 parcela.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./a.m.