Juventusi ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e sulmuesit kroat, Mario Mandzukic.
Tuttosport shkruan se Drejtori Sportiv i Juventusit, Beppe Marotta, do të shkoje në Madrid për të finalizuar edhe detajet më të vogla, ndërsa kroati brenda disa ditësh do të zyrtarizohet si lojtar i Juventusit.
Mandzukic do t’i kushtoje 18 milionë euro skuadrës italiane, plus 8 milionë euro burnuse në varësi të rezultateve.
Ky do të jetë transferimi i tretë i Juventusit, pasi më pare kanë arritur të sigurojnë edhe shërbimet e Paulo Dybala dhe Sami Khedira.