Aktori Eddie Murphy ka zbuluar se një herë refuzoi mundësinë ta shijonte kokainën kur mori pjesë me një ziafet së bashku me aktorin me prejardhje shqiptare John Belushi dhe Robin Williamsin.
55-vjeçari ka thënë se ylli shqiptar i filmit “Blue Brothers”, i cili vdiq në vitin 1982 si pasojë e kombinimit të kokainës me heroinë, ka thënë se shoku i tij atë kohë i kishte bërë presion që ta provonte një herë kokainën.
“Nuk pijë alkool. Nuk është punë morali, por thjesht nuk e pi dhe nuk bëhem dru”, ka thënë Murphy, cituar nga një media portale amerikane, sjellë nga Express.
“Belushi dhe Robin Williams më ofruan një herë kokainë dhe nuk pranova, ndërsa Belushi më shau për këtë gjë”, ka theksuar Murphy, i cili ka sqaruar se jeta e tij do të merrte krejt kahe tjetër nëse do të pranonte të merrte drogë si Belushi e Williamsi. (b.an)