Historitë nga më të çuditshmet dhe nga më rrënqethëset po zbulohen dita-ditës anembanë globit. Por edhe vendi ynë ka histori nga më rrënqethëset. E fundit ka të bëjë me një çështje që po gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, dhe ka të bëjë me një përdhunim për vite të tëra të kushërirës.
Është Mark Vathaj, i cili akuzohet se ka prostituar për disa muaj më radhë kushërirën e tij të parë, përgjatë vitetve 2013 dhe 2014.
Historia nis pak ditë pasi vajzës së prostituar i kishte vdekur vëllai, teksa Vathaj kishte shkuar në shtëpinë tij në Lezhë, për ngushëllime.
Më pas ai kishte marrë vajzën, me pretekstin se do të kryenin çregjistrimin e vëllait të vdekur, nga gjendja civile, për të mos e kthyrer kurrë më shtëpi.
Fillimisht ai e ka përdorur atë si prostitutë në Lezhë, kundrejt një çmimi prej 5 mijë lekësh për çdo klient. Kishte raste që vajza shkonte me 4-5 klientë në natë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Vathaj abuzonte seksualisht me të dhe e rrihte, duke e kërcënuar se do i vriste familjarët, nëse largohej.
Pas Shëngjinit, Vathaj e ka prostituar kushërirën e vet edhe në Itali dhe Zvicër.
Historia bëhet edhe më tronditëse, për faktin se gjatë këtyre muajve, ai e ka lënë kushërirën e vet 8 herë shtatzënë, duke qenë se bënte seks të pambrojtur me të.
Dhe, të 8 herët e ka detyruar atë që të abortojë. Nga ana e saj Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 21 vjet burg.