Në një seancë me dyer të mbyllura, gjykata e Dibrës ka vendosur që të lërë në burg 46 vjeçarin Guri Përgjegji, personin i cili ka përdhunuar vajzën e tij të mitur.
Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi para 4 ditëve në fshatin Përgjegje të njësisë administrative Kastriot në bashkinë e Dibrës. Policisë iu deshën 12 orë që të vinte në pranga babin monstër.
Në dëshminë e saj tronditëse, vajza 15 vjeçare tregon se kishte dalë me të atin për të blerë ushqime
Ashtu si herë të tjera, ata janë rikthyer drejt fshatit me furgonët e transportit.
“Zakonisht, furgoni ndalon në rrugën që lidh Kastriotin me fshatin tonë. Babai i tha shoferit ta ndalonte mjetin diku tjetër, në një vend ku ne nuk ndalonim asnjëherë. Sapo zbritëm, i thashë babait se na ke ndaluar keq. Ai tha ec se e di unë këtë punë. Sapo u futëm në pyll babai me futi duart në fyt, më rrëzoi përtokë, më hoqi rrobat dhe më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri”, – ishin fjalët e 15 vjeçares, kur ajo dëshmoi për tmerrin e përjetuar.