Përdorin fëmijët sepse ata janë simbol i pafajësisë. Ka dhe një arsye, është shumë më e lehtë që t’i vësh nën kontroll. Tashmë terroristët vënë bast se një i mitur nuk do të tërheqë vëmendjen e forcave të policisë… e kështu ndodh.
Dhjetëra fëmijë i kanë dhënë fund jetës duke hedhur veten në erë në të gjithë lindjen e mesme, në Afrikë me Boko Haram, në Afganistan me Talebanët, dhe tanimë së fundmi edhe me ISIS.
Është kjo arma e re e xhihadistëve dhe nëse për të rriturit, shprehja e përdorur është “luan”, për fëmijët thuhet tashmë “luanët e vegjël”. Shpërthimi i dy ditëve më parë në një dasëm në Turqi, që i mori jetën 51 personave dhe la të plagosur qindra të tjerë, u krye pikërisht përmes kësaj metode.
Po e njëjta histori përsëritet jo vetëm me lëndën eksplozive në trupin e fëmijëve, por edhe në ato mjaft raste kur kamikazi është brenda një makine bombë. ISIS përdor “luanë” paksa më të mëdhenj se 12 apo 14 vjeçarët që nxjerr rrugëve, për të goditur objektivat e saj.
Lufta për “xhihad” nuk njeh asnjë limit dhe rregull pasi është e “shenjtë”. Një rast i ngjashëm ndodhi po sot, ku një 12 vjeçar, i veshur me bluzën e Barcelonës, kishte lidhur në trup një sasi eksplozivi që mund të ishte tragjedia e rradhës, kësaj here në Irak. Mrekullisht rasti në fjalë u arrit të parandalohej.
Shembulli më kuptimplotë i kësaj barbarie, ku fëmijët përdoren si mjete, është ai i grupit ekstremist afrikan BokoHaram. 1 në 5 kamikazë është imitur dhe mesa duket kjo paktikë do të vijojë të njohë vetëm rritje dhe në gjirin e ISIS./java/a.k