Neni 13.
Burg për gazetarët që do ushtrojnë “Influencë të papërshtatshme”!!!
Ouuu? Po a më thotë kush se cili gazetar në listë pagesën e shtypit ushtron influencë të papërshtatshme në editoriale apo shkrimet në media?
Kush e merr guxim individual të shkoje drejt të papërshtatshmes?
U bëmë mbi 25 vjet që punojmë me median, herë me kohë të plotë, e herë “të lirë” dhe nuk dimë të kemi influencë mbi botuesin për të goditur të papërshtatshmen.
Nuk është goditur edhe për faktin se në këtë vend normalja të shfaqet si anormale, e papërshtatshmja si e përshtatshme etj.
Gazetarët firmosin rrogën, honorarin, ose hiç fare. E shumta shpërblimin e vitit të Ri.
Merruni me pronarët e medias, të nderuar ligjvënës. Me ato që jeni marrë e merreni përditë.
Merruni me pronarët, që po ti marrim kokë për kokë, erdhën nga zonat kodrinore-malore në Tiranë dhe bënë kodrina e male me para e prona.
Me pronarët që erdhën me flokë kaçube, dhe sot i kanë bërë kaçubela.
Me pronarët që ishin konviktorë e sot janë novatorë.
Me pronarët që ishin personazhe për filmat e Kinostudios Shqipëria e Re, dhe sot kanë privatizuar Albafilmin (njëri prej tyre, aq influencë të papërshtatshme ushtronte mbi ministrant, sa hoqi nga puna një specialist të Ministrisë vetëm se nuk ja njihte “famën”)
Më falni, shëmbulli nuk vlen vetëm për njërin. Doni më? Nuk ja vlen. Neni 13 është humor.
S’na latë një ditë pa qeshur!