Zbulohen detaje të tjera nga ngjarja e ndodhur një natë më parë në aksin Shkodër-Velipojë, ku një makinë në ecje ka marrë flakë dhe është shkrumbuar.
Dje nuk u mësua asgjë për personat që ishin brenda në automjet, por sot, burimet e policisë bëjnë me dije se makina e djegur rezulton në pronësi të një shtetasi që është në burg.
Ai është shtetasi Ndue Ulaj nga Malësia e Madhe dhe ka një vit që ndodhet në burg.
Ende nuk dihet se kush ishte drejtuesi i mjetit me targa AA 613 BF që mori flakë dje dhe se ku ka shkuar pas aksidentit. Teksa policia ka nisur hetimet për të zbuluar se çfarë fshihet pas kësaj ngjarje.
LAJMI DJE/ Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Shkodër Velipojë, prane fshatit Trush.
Një automjet ka marrë flakë në ecje dhe forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur për të shuar zjarrin që ka shkrumbuar makinen. Sipas burimeve, shoferi mund te jete hedhur nga makina./panorama/a.k