Ish numri dy i bashkisë Enno Bozdo ka reaguar pas postimit në rrjetin social të Kryeministri Rama, në lidhje me përfundimin dhe rikonstruktimin e gjimnazit Qemal Stafa, duke thënë se ky projekt, është nisur dhe bërë nga Lulzim Basha në vitin 2015.
“Pas bulevardit të ri rradha i ka ardhur një tjetër projekti të realizuar dhe nisur zbatimin nga ish kryebashkiaku Lulzim Basha. Sot Edi Rama u krekos si gjeli majë plehut me shkollën Qemal Stafa një investim i nisur me 22 shkurt 2015. Në fakt ska faj se është në pikë të hallit. Bilanci i tij i investimeve është zero, papunësia është shtuar, ekonomia në krizë, mijëra biznese të falimentuar ndersa taksat janë rritur cmimet janë rritur, cmimi i energjisë, naftës etj.
Shkolla Qemal Stafa, një investim prej rreth 152 milionë lekësh, është inicuar, projektuar dhe ka nisur zbatimin nga administrata Basha. Deshtimi i Edi Rames nuk fshihet dot duke u mburrur me punët e të tjerëve”- shkruan Bozdo në reagimin e tij.