Të gjithë na ka ndodhur që mos të duam të ngrihemi nga krevati, dhe ndjehemi sikur do ishte perfekte nëse do të qëndronim gjithmonë të shtrirë në krevatin tonë.
Por sipas studimeve mjeksore, ka një mori problemesh shëndetsore të cilat vijnë si pasojë e qëndrimit të gjatë shtrirë.
NASA ka paguar një njeri 18.000$ për të qëndruar në shtrat për 70 ditë, në këtë mënyrë ato kanë studiuar çfarë ndodh me trupin tonë në qoftëse rrimë shtrirë për një kohë të gjatë.
Andrew Lwanicki personi që mori pjesë në studim duke qëndruar për 70 ditë shtrirë, kur u ngrit për herë të parë ai kishte rrahje të shpeshta zemre dhe e kishte shumë të vështirë të qëndronte në këmbë dhe 20 përqind e gjakut kishte rënë.
Sipas studimit njerëzit që kalojnë një kohë të gjatë shtrirë vuajnë nga humbja e fuqisë, rritja e stresit dhe akthit./Albeu