Tritan Shehu përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka publikuar këngën që një grup Italian ka përgatitur për Nënë Terezën në prag të shenjtërimit të saj.
Grupi “Cugini di Campagna”, ka përgatitur këngën për besimtaren shqiptare Nënë Tereza me rastin e Shenjtërimit të saj nga Papa Françesku më datë 4 shtator në Vatikan.
”Kënga aktualisht ndodhet në versionin audio, për t’u plotësuar më pas me video para publikut pasi kjo këngë të përhapet në evenimentin e shënjëtrimit të Nënë Terezës”, shkruan Shehu.
Ai ju bën thirrje shqiptarëve që kjo këngë të dëgjohet kudo. Shehu shkruan’’ Kudo po përgatiteten për atë ditë historike të shenjtërimit, por fatkeqësisht nga institucionet tona shteterore ka akoma “heshtje”.
Ai e mbyll statusin e tij duke ju bërë thirrje të gjithëve të thyejnë me ketë kengë heshtjen që sipas tij është e papërgjegjshme.
E gjithë vemendja e Vatikanit ditët e fundit është përqëndruar në shenjtërimin e Nënë Terezës, ku së fundmi edhe një pullë postare do të dalë në treg në nderim të saj.