Një ngjarje e rëndë ka alarmuar Alabamën. Bëhet fjalë për një sulm të armatosur ku si pasojë humbën jetën pesë persona, ku prej tyre, njëra ishte një grua shtatëzënë. Mësohet nga mediat e huaja se i dyshuari është arrestuar.
Në një deklaratë të publikuar nga zyra e sherifit të Mobile County, jepen informacione në lidhje me sulmin ku kanë humbur jetën pesë persona, ndërsa nuk është dhënë informacion në lidhje me shkakun e sulmit.
Ndër të tjera vihet në dukje se i dyshuari pas sulmit është larguar nga Alabama dhe ka vajtur në Mississippi, ku dhe është dorëzuar tek forcat e sigurisë. Gjithashtu nuk janë dhënë informacione në lidhje me identitetin e të dyshuarit. /r.a