Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan i cili bëri sot thirrje për të larguar kreun e partisë laburiste, Jeremy Corbyn i cili në këndvështrimin e tij nuk ka aftësinë e duhur për të fituar besimin dhe respektin e popullit britanik, në prag të zgjedhjeve për kreun e Laburistëve.
“Nëse Jeremy do të qëndrojë ende në krye të partisë ekziston një mundësi mjaft e vogël që Laburistët të dalin fitues në zgjedhjet e ardhshme”, theksoi Khan në një artikull me tone kritike publikuar nga “The Observer”, botim i së dielës në të përditshmen e qendrës së majtë “The Guardian”.
“Jeremy ka demonstruar paaftësi për të fituar besimin dhe respektin e popullit britanik”, theksoi ai. Popullariteti i tij renditet në nivelin më të ulët historik për liderin e opozitës. Ai ka humbur mbështetjen e më shumë se 80 për qind të deputetëve laburistë. Nuk mund të vazhdohet më në këtë vijë politike.
Deklarata publike e kryebashkiakut të Londrës vjen ndërsa procesi i votimit për të zgjedhur liderin e ri të partisë laburiste hapet nesër./ r.a