Është sulmuar autobusi i ”Ballistëve” në territorin serb, ndersa kthehej nga qyteti i Gentit ku Shkëndija e Tetovës luajti me ekipin belg Gent, në kuadër të xhiros së katërt të kualifikimeve për Europa League. Lajmin për sulmin e sjell portali Tetova1.mk nga burime brenda tifo grupit kuq e zi. Autobusi i Shkëndijës është gjuajtur me sende të forta si gurë, hekur dhe mermer.