Ministria e Kulturës ka bërë të ditur sot se është shtyrë afati për aplikimin e kandidatëve që duan të marrin kreun e TKOBAP.
Sipas burimeve nga ky dikaster shtetasit shqiptarë, që plotësojnë kriteret për drejtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit, mund të aplikojnë edhe ditën e nesërme.
Gara u hap pas largimit të ish-drejtorit Ilir Kërni ndërsa mësohet se deri më tani janë regjistruar katër kandidatë.
Ata janë Kleanthi Gjika, Zana Çela, Josif Gjipali dhe Agim Hushi. / r.a