Një ishpjesëtar i marinës amerikane, i cili ka shkruar një libër ‘best seller’ për rolin e tij në operacionin që ka vrarë Osama Bin Laden, do t’i paguajë 6.6 milionë dollarë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për shkelje të marrëveshjeve për moszbulim të informacioneve. Matt Bissonette perdori pseudonimin Mark Owen per te realizuar librin, citon Fox News.
Megjithate ai nuk mundi të marrë leje nga Pentagoni përpara se libri “Ditë jo e lehtë” (No Easy Day) të publikohej në vitin 2012. Ai ka rënë dakord që të humbë të gjitha përfitimet dhe honoraret, si dhe të drejtat për film. Në këmbim, qeveria do të hedhë poshtë pretendimet e tjera për përgjegjësi. Lideri i Al Kaidës, Osama Bin Laden, është vrarë në maj të vitit 2011 nga forcat speciale të SHBAsë në Abotabad të Pakistanit dhe trupi i tij është varrosur në det.
Komandot e operacioneve speciale zakonisht i përmbahen një kodi të heshtjes dhe nuk flasin publikisht për aksionet e tyre. “Ka qenë një gabim i rëndë dhe u bëj thirrje të tjerëve që të mos e përsërisin”, ka thënë Bissonette për televizionin CBS. /bw/r.a