Për nxënësit e maturës shtetërore, provimi i lëndëve me zgjedhje që do të zhvillohet ditën e premte, do te thote përfundimi i përiudhës stresuese për ta.
Pas provimit të gjuhës së huaj në 23 maj, gjuhës shqipe në 29 dhe matematikës në 9 qershor, provimi i te premtes është i fundit në angazhimin e tyre për periudhën e shkollës së mesme.
Provimet për 45 mijë maturantë në mbarë vendin janë përcaktuar nga Ministria Arsimit më herët se vitet e kaluara.
Testi për secilin nga provimet e detyruara përmbante 25 pyetje, nga të cilat 13 me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë.
Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (10 pikë gjithsej) dhe 10 pyetje me zhvillim të cilat vlerësohen me 30 pikë.
Testi vlerësohet maksimalisht me 40 pikë.Ndërsa koha në dispozicion për të realizuar provimin me zgjedhje është 3 orë ne dallim me provimet e detyruara.