Kështu parashikon drafti për deklarimin dhe kontrollin e pasurive.
Ndryshimet e propozuara nga misioni “EURALIUS” në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi dhe të luftës kundër korrupsionit, veshin me përgjegjësi ligjore të gjithë subjektet e lidhur me zyrtarët e parashikuar në ligj për vërtetësinë dhe saktësinë e të dhënave të deklaruara.
Por, për herë të parë në rrethin e personave të lidhur me zyrtarin të cilët mbartin detyrimin për deklarim, shtohen bashkëjetueset apo bashkëjetuesit e zyrtarëve, raporton Shqiptarja.com.
Pra, bashkëjetueset ose të dashurat, jo vetëm do të deklarojnë pasurinë, por do të mbajnë përgjegjësi penale njëlloj si vetë funksionarët për deklarim të rremë. /r.a