Logoja zyrtare e eventit të shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet me 4 shtator në Vatikan është krijuar në qytetin Mumbai të Indisë nga dizenjatorja nga India, Karen Vasëani nee D’Lima, besimtare katolike e Urdhrit të Nënë Terezës në lagjen Mahim të këtij qyteti.
Artistja e ka nisur karrierën e saj qysh në moshën 21 vjeçare dhe ka shërbyer si dizenjatore për mjaft kisha në Indi.
Dhe Karen Vasëani nee D’Lima nuk e ka takuar kurrë personalisht Nënë Terezën, referojnë burime lokale. (b.an)