Per “qentë e korrupsionit”.
Nisur edhe nje here nga filmi “Qente e Luftes”.
Nje grusht miqsh me postuan njeri pas tjetrit, ca radhe te Cim Pekes, si reagim ndaj statusit tim te djeshem.
Shkruaja dhe ftoja qe shqiptaret te kujtonin Gerdecin;
“mafian shteterore”, “qente e zgjidhur nga zinxhiret”,
“djalin e kryeministrit”, 26 te vraret,
mos ndeshkimin e autoreve te atij krimi.
Une jam i bindur se Cim Peka, por edhe familja se ciles i sherben, nuk jane gajasur hic.
Madje madje, mezi e presin filmin;
po vdesin te shohin se c’personazhe jane ne te.
Madje jane edhe ne panik.
Keshtu qe as me prek hic, asnje etiketim i Cim Pekes, per me teper kur hyn ne nje fushe ku injoranca i shkelqen, pavaresisht statures se tij prej intelektuali qyteti!!
Cim;
“Komedia e zeze” eshte nje zhaner ku zgjidhet qe permes sarkazmes, ironise, cinizmit, te trajtohen ngjarje te renda, mes tyre dhe vrasjet.
Shkohet deri ne grotesk, per te portretizuar personazhe sic ai qe te dhemb pa fund ty.
Po mos u merzit!
Ke kohe te mesosh.
Je pak vone me thene te drejten; personazhi per te cilin investohesh ka kohe qe ka hyre ne boten e spektaklit dhe jam i bindur me aq sa kam degjuar per te qe, eshte aq i pacipe sa nuk i dhemb fare kjo histori, madje eshte krenar qe eshte bere pjese e kinematografise.
Tani, une nuk kam thene kund qe Hollivudi kujton tragjedine e Gerdecit me nje komedi.
Une po, ta perseris, ftoj shqiptaret te kujtojne krimin e Gerdecit, duke pare edhe filmin.
Madje Cim, them edhe me qarte se per ate krim duhet nje drame tjeter! E ke te shkruar edhe kete.
Une jam i bindur se niveli yt intelektual, te mundeson te lexosh, mbase dhe te kuptosh.
Po nuk arrij te kuptoj kurre, pse deformohesh aq sa te besh edhe te palexuarin!!