Për të gjithë njerëzit që janë të pasionuar pas filmave revista “Time” sjell dhjetë filmat më të mirë të prodhuar që nga viti 2000 deri më sot.
10. The Artist, 2011
Një film i realizuar për kohën “pa zë” të Hollivudit: Një histori e sajuar? Jo: Duke iu përmbajtur standardeve kinematografike, ai ka merituar të gjitha çmimet e fituara. Kjo komedi tërheqëse kreative, rreth një personazhi të njohur (sharmanti francez Jean Dujardin) dhe një varfanjakeje energjike (Berenice Bejo) të cilën ai vendos ta ndihmojë, pasqyron historitë e vërteta të Hollivudit të viteve 1920–1930. Një mënyrë për ta konkretizuar: filmi Singin’ in the Rain, që paraqet të njëjtën mprehtësi dhe gjallëri, por pa zë dhe bardhë e zi. Aktorët arritën disi të siguronin balancën e pamundur të parodisë antike dhe dhënies së emocioneve. Në retrospektivë, triumfi në marrjen e çmimit Oskar dukej i pashmangshëm: një histori reale hollivudiane me të qeshura, lot dhe brohoritje. Ky film francez ishte gjithashtu dhe filmi më klasik amerikan i kohës së tij.
9. Moulin Rouge!, 2001
Nëse një ndjenjë është shumë e vështirë të shprehet me fjalë, atëherë përdorni këngën! Kjo është një mënyrë artistike e përdorur në këtë mijëvjeçar për të gjitha format e dramave (tragjedia greke, opera italiane, filmat hollivudianë), edhe pse audienca e konsideroi atë si të çuditshëm. Është një histori intensive romantike që lindi papritur dhe vrullshëm, me protagoniste Nikol Kidman me mashkullin magjepsës Evan MekGregor, në të gjitha format saj. Bazuar në “çështjet e zemrës” Moulin Rouge!, solli sërish në modë filmat romantikë, dhe shënoi ringjalljen e filmave muzikal dhe shfaqjeve televizive (Hairspray, Glee). Në periudhën e atëhershme të zhvillimit të medias, kjo dashuri e “shkujdesur” në një farë mënyre cënoi audiencën sensitive të asaj kohe, ku ajo çfarë filmi përcillte, “Moulin Rouge – ez avec mo ice soir?”, nuk ishte ajo çfarë audience priste.
8. Devdas, 2002
Një vit pas shfaqjes së Moulin Rouge!, një tjetër muzikal u prezantua në kulturën ndërkombëtare: Drama Bollivudiane. Novela e Sarat Candras, 1901, u bë inspiruese e shumë filmave të tjerë para shfaqjes së këtij – në atë kohë, filmi më i shitur në Indi. Skenari është një propagandë për vlerat familjare, duke përmbytur mazokizmin e atëhershëm: djali i pasur, Devdas, largohet nga shtëpia, braktis të dashurën dhe përjeton një histori romantike me një prostitutë. Pjesa është luajtur me aq shumë angazhim saqë i gjithë filmi duket real. Pavarësisht pjesëve të shumta muzikale që paraqiten, janë emocionet drithëruese që ai përçon, ato që e bëjnë filmin “të kërcejë”. Përpos kësaj, Devdas është një magjepsje vizuale, me një vlerë të lartë xhirimi, skena tërheqëse dhe personazhe të bukur që janë pjesë e këtij skenari; ka një madhështi të cilën do e kishin pëlqyer edhe yjet e vjetër të Hollivudit.
7. Synecdoche, Nju Jork, 2008
Drama të vogla njerëzore që mund të prekin zemrën e shikuesve, por që shpesh nuk i kalojnë kufijtë e kinemasë. Ambicia është ajo që i mungon në përgjithësi filmave indianë, dhe ajo çfarë regjisori Carli Kaufman ka: ambicie të pakufizuar, që e drejton drejt suksesit. Në këtë komedi tragjike, Kaden Kotard, drejtor teatri, shpërngulet në Manhatan me ëndrrën e madhe për të vënë në skenë një dramë realiste. Kontrollues i mirë i vetes, Kaden arrin të shmangë gratë tërheqëse që shfaqen në rrugën e tij. Projekti vazhdon – është puna e jetës së tij dhe mund të duhet shumë kohë që të përfundojë – por imagjinata e tij nuk mbaron asnjëherë. Gjërat vazhdojnë të bëhen më të mëdha dhe më të çuditshme dhe më intensive dhe më të trishtueshme dhe më të lezetshme, deri në momentin që presioni që Kaden kishte con në një shpërthim final. Një film njerëzor dhe guximtar: një vision real dhe madhështor.
6. The Hurt Locker, 2009
Filmat e shfaqur pas luftës në Irak, kishin tendencën për të reflektuar masakra të ndryshme të ndodhura në ato kohë, rreth pushtimit të Irakut. Kështu, qytetari jopartizan Uilliam Xhejms, kishte një vizon të ri, ndryshe dhe revizionar. Personazhi, ushtaraku Uilliam Xhejms, e donte luftën. Ai angazhohet më shumë ndaj detyrave të tij që e afrojnë me vdekjen se sa ndaj familjes; prandaj vazhdon të bëhet pjesë e forcave ushtarake. Por në vend që të vriste njerëz, ai përpiqej t’i mbante ata gjallë duke hequr bombat e gjetura në rrugë dhe nëpër makina. Xhejms është një hero hollivudian; ai rrezikon jetën sepse në momentin që dikush merr përsipër një detyrë, ai duhet ta përmbushë atë. Dikush duhet të kujtojë heronjtë dhe veprat e tyre heroike. The Hurt Locker tërhoqi një audiencë të madhe, në sajë të mesazhit që ai përcillte.
5. The White Ribbon, 2009
Periudha epike politike e Majkëll Hanek, që fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Kanës, tregon historinë e brutalitetit dhe fajit kolektiv në fshatrat e Gjermanisë dy dekada para se Hitleri të vinte në pushtet. Vendi është në kaos për shkak të akteve të dhunshme të kryera mbi kafshët, pronat dhe fëmijëve. Çfarë po ndodhte? Kush duhej fajësuar? Ndoshta të gjithë, nga ajo që zbulohet pas ndjekjes së jetës së pesë familjeve vendase. Filmi është prekës dhe mallëngjyes, në minimum i ashpër dhe i filmuar në mënyrë mahnitëse: bardh e zi. Hanek përshkruan një qytet ku pasionet e të rriturve janë mbytur nga paragjykimet, fëmijët janë aq të dëshpëruar që të plotësojnë kërkesat e prindërve sa shpesh shpërthejnë në lot. The White Ribbon është një tragjedi epike: djajtë monstruozë që shkatërrojnë qytetarët e zakonshëm.
4. Crouching Tiger, Hidden Dragon, 2000
I lindur dhe rritur në Tajvan, dhe arsimuar në ShBA, Ang Lee krijoi emër përmes dramave për të rritur. Por brenda tij ishte një fëmijë, një fans i novelave të arteve marciale dhe filmave që pasqyronin këto ide. Dy personazhe takohen dhe njihen në një kombinim të hijeshisë së Lindjes dhe performancës intensive Perëndimore; drejtorit të Kung Fu–së në Hong Kong dhe drejtuesit britanik përsa i përket zhvillimit të ngjarjeve. Drejtori artistik i filmit mori yjet e tre filmave të periudhave të ndryshme, dhe i vuri të luftonte në një betejë me shpata. Kur aktorët nuk shfaqen duke fluturuar mbi çati apo duke ruajtur ekuilibrin në majë të pemëve, në skenat e luftimit ata ndeshen me anët e errëta të përgjegjësisë personale dhe dashurisë së pashprehur. Crouching Tiger, është një film mbi gravitetin dhe lëvizjen, artin dhe shpirtin.
3. Avatar, 2009
Filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave. Për Xhejms Kameron, filmi bën atë që supozohet se duhet të bëjë fantazia: krijon një eksperiencë të plotë mjedisore. Shikuesit nuk shkojnë thjesht që të vizitojnë pyllin e shirave, Pandora: ashtu si heroi paraplegjik i filmit, Xhejk, ata gjejnë këmbët e tyre dhe mund të ndihen si në shtëpi atje.. Dhe më pas fluturojnë, përmes një peizazhi mahnitës, të udhëhequr nga princesha e Pandoras. (Disa e shohin Avatarin si një imitim të filmit Pokahontas.) Konservativët mund të kenë përçmuar ndjenjat në një film lufte ku ushtarët amerikanë janë armiqtë, dhe ndërkohë liberalët mund të kenë pyetur pse amerikani i bardhë Xhejk duhej të ishte shpëtimtari i Pandoranëve superiorë, etikë dhe fizik, blu. Megjithatë, Avatari ka të gjithë elementët sensacional dhe tërheqës, për të kapur vëmendjen e çdo shikuesi.
2. The Lord of Rings, 2001–03
Pa dyshim që filmat mbi Luftën e Yjeve, nxitën prodhimin e filmave epikë të këtij mijëvjeçari: Cikli me tetë seri i Harry Potterit dhe triologjia e the Lord of Rings. Të dy filmat, të bazuar në trillime të shkruara për fëmijë, kërkonin të kishin vizion dhe guxim jo vetëm nga krijuesit e tij, por dhe nga sponsorat. Uarner Bros (Potter) dhe Nju Line (Rings) u impenjuan në realizimin e plotë të filmave, ku çdo episod kushtonte mbi 100 milion dollar, para se ta dinin nëse do të ishin filma të shitur. Një sfidë që karakterizonte të dy filmat: të dy ishin filma të gjatë, më shumë se tre orë. Duke marrë në konsideratë kohën e limituar të fëmijëve për të ndjekur TV, ato u reduktuan në 90 minuta ose më pak. Por si prindërit ashtu dhe fëmijët u lidhën pas këtyre filmave, më të suksesshmit dhe të dashurit e të gjitha kohërave. Ato krijuan një standard të ri në artin popullor.
1. EALL•E
Regjisori i filmit vendosi të krijonte një karakter që fliste rrallë, dhe më pas kryesisht me bip – e. I lënë në Tokë për shekuj me radhë, duke pastruar mbetjet e racës së zhdukur njerëzore, djali robot WALL•E, mund të jetë Karli i vjetër, me një optimizëm të madh dhe të pazëvendësueshëm. Kur Adam, karakteri i filmit, takon EVE-n, ata përjetojnë një romancë. Një histori narrative, mjaft guximtare, filmi paraqet një ambient muzikal – biseda “metalike” e ËALL•E (Ben Burt) dhe EVE (Elissa Knight), makinat dhe armët e tjera. Filmi do të mbahet mend dhe në vitet në vazhdim për magjinë teknike që ka përçuar dhe shkëlqimin digjital. WALL•E i ka të gjitha këto veçori; për më tepër është historia e një romance, të lindur ndërmjet dy lodrave metalike, aq të pastër sa nuk është paraqitur ndonjëherë në filmat kinematografikë të 100 viteve të fundit. TO