Pas shumë orësh pritje familjarët e dy të rinjve nga Qatroma e Korçës kanë marrë lajmin tragjik të vdekjes së tyre. Ajo që deri të shtunën në mesditë ishte dyshim tashmë u vërtetua. Dy 17-vjeçarët u mbytën në ujar e kënetës së fshatit.
Trupat e pajetë të dy kushërinjve Rei dhe Berti Tahirllari 17-vjeçarë u nxorën nga thellësia e kënetës nga ana e polumbarëve të forcave RENA pas rinisjes së kërkimeve mesditën e sotme.
Sipas të dhënave, bëhet me dije se trupat e të rinjve janë gjetur në një thellësi prej 5 metrash.
Tashmë trupat e tyre pritet t’i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore./a.m.